Juventusi në merkato, klubi bardhezi interesohet për Griezmann

Sport

Juventusi interesohet për Antoine Griezmann. Për momentin, francezi është nën pronësinë e Barcelonës, por I huazuar në radhët e Atletico Madrid. Nëse lojtari luan më tepër sesa 50% të ndeshjeve në Ëanda Metropolitano, kryeqytetasit e Spanjës, kanë mundësinë e blerjes së kartonit të sulmuesit për shifrën e rreth 40 mln eurove. Mirëpo, këtë sezon, Rojiblancos po e aktivizojnë futbollistin gjithmonë pas minutës së 60-të, në mënyrë që të ulin koston e tij të transferimit.

Për këtë arsye, mendohet se në merkaton e janarit, Atletico mund të ofrojë rreth 25 mln euro në drejtim të Barcelonës për të blerë përfundimisht shërbimet e tij. Mirëpo nga ana tjetër, një shumë e tillë, pritet të refuzohet kategorikisht nga klubi katalanas.

Në këtë mënyrë, Griezmann mund të rikthehet edhe një herë tjetër në “Camp Nou” në fundin e sezonit. Gjithësesi, qëndrimi aty pritet  të mos jetë shumë I gjatë. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, është pikërisht Juventusi që interesohet për 31 vjeçarin. Në verën e ardhshme, Zonja e Vjetër pritet të trokasë me nëj ofertë në dyert e Barcelonës, në mënyrë që të kompletojë transferimin e futbollistit francez.

Griezmann dallohet për aftësi të lartë teknike në kontrollin e topit dhe vision të lartë loje. Pikërisht për këtë arsye, ai ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Juventusit, të cilët duan ta kenë pjesë të organikës së tyre.