Kroos mund të largohet nga Reali

Sport

2w985c0.bild .jpg.pagespeed.ce.PO2hfCn24R
Toni Kroos mund të largohet nga Reali i Madridit. Shtypi spanjoll raporton se gjermani është gati të largohet nga madrilenët pas vetëm një sezoni në La Liga. Britanikja “Express” shkruan se për të interesohen Chelsea, Arsenal dhe Manchester United, por më i mundshëm për t’u konkretizuar në një ofertë duket të jetë interesimi i PSG-ës. Francezët po kërkojnë një zëvendësues për Thiago Mottan, i cili është në largim për te Atletico i Madridit.
Sipas raportimeve, 27-vjeçari gjerman, mund t’i kushtojë francezëve më shumë se 50 milionë euro, në një kohë që një vit më parë, ai u transferua nga Bayerni i Munich-ut, për 30 milionë.
Kroos vitin e kaluar, ishte ndër lojtarët kryesorë të Gjermanisë në triumfin e Brazilit në kampionat botëror. Tek Reali ka zhvilluar 55 ndeshje, në të cilat ka shënuar dy gola.