Kush janë shqiptarët që po bëhen protagonistë në Evropë?

Sport

Ekipet shqiptare kanë zhgënjyer plotësisht këtë vit në Kupat evropiane, me Kukësin, Teutën, Laçin që janë elimunuar dhe Partizanin që është një hap hap larg skualifikimit. Por janë ende dy lojatarë shqiptarë, që po shfaqen protagonistë me skuadrat e tyre në kompeticionet europiane. Bëhet fjalë për Endri Çekicin dhe Elis Bakajn
Sulmuesi tiranas shënoi të enjtën më një goditje dënimi mjeshtërore në minutën e 5-të të ndeshjes që Soligorsku i tij luajti përballë Ejsberg dhe e fitoi 2-0. Lojtari shqiptar ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar topin poshtë murit, aq sa shtangur portierin kundërshtar. Një goditje e cila të kujton ekzekutimet e Ronaldinjos apo Mesit, megjithëse këtë herë erdhi në versionin e ish-futbollistit të Partizanit, Dinamos, Tiranës dhe Kukësit. Ndërkohë që paraqitjes së tij i shtoi edhe një asist për golin e dytë, duke kontribuar së tepërmi në triumfin e skuadrës bjelloruse.


Nga ana tjetër, mesfushori pogardecar Cekici dha asistin për golin e parë që shënoi skuadra e tij Olimpja e Ljubjanës, në takimin ndaj Yeni Malatiaspor. Sfidë kjo që u mbyll me rezultatin 2-2. Pikërisht një aksion perfekt i lojtarit shqiptar, i finalizuar nga Vukusiç, i dha avantazhin sllovenëve në një fushë të vështirë si ajo e turqve të Malatiaspor. Çekiçi më pas u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, por Saviç me një goditje të zgjuar 15 minuta para fundit të takimit vulosi rezultatin 2-2 që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare. Me këto shifra, Olimpija Ljubljana ka shanse reale të kualifikohet në javën e ardhshme ndaj një kundërshtari që konsiderohej favorit përpara këtyre 90 minutave të para.