Strakosha pret penallti, Lacio afrohet me zonën-Champions!

Sport

strakosha lacio
Pritjet e penalltive vendimtare për Thomas Strakoshën, vazhdimisht kanë qenë problem në sezonet e fundit. Por gardiani shqiptar ka treguar në ndeshjen e prambetur të Serisë A kundër Udinezes, se sa vjen e po përmirësohet në këtë drejtim. Ai ka neutralizuar 11-metërshin e De Pol në ndeshjen e fituar 2-0 nga Lacio përballë friulanëve. Luliç shkaktoi penallti pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0 për Lacion, që rrezikonte të shihte ndeshjen të rihapej.Strakosha u tregua i jashtëzakonshëm duke nuhatur goditjen në të majtën e tij nga De Paul, për të ruajtur portën e paprekur e për të mbajtur të qetë Lacion në kryesim në një ndeshje shumë të rëndësishme, që e afroi tashmë 3 pikë me zonën e Champions League.

GettyImages 908323134
portieri shqiptar që u rikthye të bëjë pritje vendimtare të penalltive si ajo e vitit të kaluar përballë Dybalas në limitin e ndeshjes me Juventusin, në fund të sfidës, ka folur për “Lazio Style Channel”: “Për fat u rikthyem të fitojmë, gjë që na mungonte prej pak kohësh edhe për shkak të fatit të keq që na ka shoqëruar. Tani na takon të merremi me vepra, jo me fjalë. Duhet t’ia lëmë gjithcka fushës. A e studiova De Pol në rastin e penalltisë? Studiojmë gjithmonë sulmuesit përpara ndeshjeve. Për fat, e prita. Rëndësi ka që e fituam ndeshjen me meritë, sepse Udineze nuk gjuajti praktikisht asnjëherë në portë”, u shpreh Strakosha. Ndërsa, portieri preku gjithashtu edhe për Rejën që është zyrtarizuar si teknik i Shqipërisë: “I uroj suksese Misterit, do të shihemi shpejt”.