Lampard rrëfen çelësin e suksesit ndaj Lilles

Sport

Frank Lampard (trajner i Chelsea):

“Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj se ajo humbje e pësuar ndaj Valencias, erdhi si rezultat i ndeshjes së keqe të luajtur nga ana jonë. Meritonim të merrnim një rezultat më të mirë. Gjithsesi besoj se ndaj Lilës do të na duhet më tepër shpejtësi dhe cilësi. Fitorja në këtë sfidë nuk është jetike. Por gjithsesi është një përballje, ku duhet të jemi gati që të japim gjithcka në fushë për të arritur objektivin e tri pikëve, pasi më vonë do të bëhej e vështirë për të rikuperuar terren. Kante’ është stërvitur dhe shpresoj që do të luajë. Jemi pozitivë në lidhje me aktivizimin e tij. Ai nuk ka pasur një fazë parasezonale të mirë. E ka shoqëruar edhe fati i keq. Gjithsesi, vazhdojmë të kemi ende besim të madh tek ai”.