Lëndimi i Vidal serioz, do të operohet, humbet të dyja sfidat me Realin

Sport

vidal
Lajme të këqija për Bayernin e Munich-ut. Arturo Vidal thuhet se do të operohet në gju dhe do të mungojë për të dyja sfidat që bavarezët do të luajnë kundër Realit të Madridit në gjysmë-finalet e Champions-League-ës. Kileni 30-vjecar ndrydhi gjurin gjatë një seance stërvitore të së dielës. Buletini mjekësor bëri me dije një lëndim serioz dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Bayernit gjendja e bën të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale. “Arturo është një luftarak, jam besimplotë se ai do t’ia dalë mbanë dhe do të rikthehet edhe më i fortë se më parë” – është shprehur trajneri Jupp Heynckes.

jupppppppppp

“E lëndoi gjurin pa pasur kontakt me askënd, ishte nga vendosja e gabuar e këmbës në tokë. I nevojitet një ndërhyrje e vogël dhe vetëm kaq” – shtoi më tej trajneri 72-vjecar. Bayerni luan kundër Realit në datat 25 prill dhe 1 maj. Edhe pse nga klubi nuk është dashur të raportohet një datë e saktë për riaftësimin e kilenit, Sport1 në Gjermani ka raportuar se nuk ka asnjë shans që 30-vjecari të jetë në gjendje për të luajtur qoftë dhe një nga sifdat me Realin. Pa Vidalin, alternativat në mesfushë mbeten Tolisso dhe Thiago Alcantara, ky i fundit i riaftësuar pas shumë problemesh muskulore. Të aftë për të luajtur në rolin e Vidalit janë dhe Sebastian Rudy dhe Javi Martinez.