Leonardo Bonuçi pranë rikthimit në Itali

Sport

Rikthimi i Leonadro Bonuçit në Itali për festat e fundvitit, mund të rezultojë i përhershëm. Duke u bazuar në raportimet e mediabe përtej detit, në merkaton e Janarit, mbrojtësi i qendrës mund të transferohet në radhët e Romës.

Një nga objektivat e klubit verdhekuq është pikërisht përforcimi në repartin e prapavijës dhe ish-lojtari i Juventusit është një mundësi e vërtetë. Madje, edhe dëshira e vetë lojtarit është të rikthehet në Itali, sepse në Gjermani aventura nuk i ka shkuar sipas pritshmërive, me Unionin e Berlinit që po zhvillon një sezon përtej parashikimeve. Këtë edicion, skuadra modeste gjermane, mori pjesë në Champions League, duke ngritur pritshmëri për një tjetër vit të mrekullueshëm futbollistik.

Megjithatë, deri më tani nuk ka rezultuar kështu. Rezultatet nuk kanë ardhur, e si pasojë, Unioni klasifikohet pranë zonës së ftohtë, kështu që Bonuçit kjo gjë i ka lënë një shije të hidhur. Mirëpo, fakti që po jeton larg familjes konsiderohet një factor thelbësor që Bonuçi dëshiron rikthimin në Itali.

Rikthimi në Serie A dhe transferimi në radhët e Romës, do t’i mundësonte lojtarit 36 vjeçar të luante sërish në nivel të lartë, duke shpresuar se do të merrte një ftesë nga Kombëtarja italiane e futollit për të luajtur në finales e Euro 2024.

Kontrata e mbrojtësit me Unionon është e vlefshme deri në fund të sezonit, por sipas mediave të huaja, nuk është asapak problem që Bonuçi të divorcohet me klubin gjerman dhe të bashkohet me Romën. Thënë këtë, Roma duhet të paguajë 6 muajt e ardhshëm të pagës së lojtarit, që nuk shkon më tepër se 1 mln euro, kështu që aspekti financiar nuk përbën asnjë pengesë për kryeqytetasit e Italisë.

Transerimi tek Roma, do t’i jepte mundësinë Bonuçit që të bashkohej edhe një herë tjetër me një ish-shokë skuadre tek Juventusi, Paulo Dybala. Madje, mendohet se mund të jetë pikërisht argjentinasi ai që mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e Bonuçit.