Lionel Messi fiton “Topin e Artë”, të 8-tin në karrierë

Sport

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për vitin 2023. Fjalët për të përshkruar një lojtar të tillë, kanë mbaruar. Messi ka shteruar imagjinatën e gjithëkujt, teksa ende vijon të dominojë podiumet më të larta të futbollit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, argjentinasi u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë në botë, duke lënë pas vetes një personazh si Erling Haaland. Ky ishte suksesi i 8-të në karrierë i Messit, duke krijuar në këtë mënyrë një hendek gjithmonë e më të madh me vendin e dytë, që mbahet nga rivali i tij historik, Cristiano Ronaldo. Portugezi e ka fituar 5 herë Topin e Artë, me të fundit të marrë në 2017-tën.

Ishte pikërisht Kupa e Botës në Katar, që vendosi suksesin e radhës për Messin. Argjentinasi e udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt një suksesi madhështor, duke qenë protagonist në të gjitha ndeshjet. Në 7 takime, Messi shënoi po kaq gola, e dhuroi gjithashtu edhe 3 asiste. Ai u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit dhe golashënuesi i dytë më i mirë, vetëm një pak sesa Kylian Mbappe.

“Është diçka e bukur të përjetoj edhe një herë tjetër këtë moment. Arrita të fitoja Kupën e Botës dhe të përmbushja ëndrrën time. Nuk mund ta kisha imagjinuar dot asnjëherë gjithçka që kam fituar në karrierën time. Çdo Top ii Artë i fituar është një histori më vete”, ka thënë Lionel Messi.