Lojrat Europiane përmes shifrave kurioze

Sport

12 impiante sportive do të shërbejnë për zhvillimin e garave sportive gjatw Lojrave Evropiane qw zhvillohen nw Minsk nga 21 deri mw 30 qershor. “Dinamo Stadium” me kapacitet prej 22 mijë spektatorwsh, do të përdoret për Ceremoninë e Hapjes dhe Mbylljes, si dhe për garat e atletikës. Kur se gjimnastika do të zhvillohet në “Minsk Arena” me kapacitet prej 8 mijë spektatorësh. Rreth 8000 vullnetarë do të jenë të përfshirë në Lojrat Evropiane, teksa do të ndihmojnë nëpër qendrat sportive ku do të zhvillohen garat, gjatë ceremonisë së hapjes si dhe do të shërbejnë si urë komunikimi për delegacionet pjeswmarrwse. Delegacionin më të madh të sportistëve, pas vendësve të Bjellorusisë, e ka Rusia me 225 atletë, përfshi edhe 5 kampionë olimpikë.

Janë prodhuar në total 1084 medalje, prej të cilave 329 janë ar dhe argjend, kurse 426 janë bronz. Të gjithë medaljet do të kenë një diametër prej 9.5 cm, që korrenspondon me popullatën prej 9.5 milionë banorësh të Bjellorusisë. Organizatorët kanë zbuluar se për 200 garat e 15 sporteve të këtij evenimenti sportiv, janë shitur më tepër se 150 mijë bileta. Kryesisht, sportdashësit që kanë blerë më shumë bileta nga Rusia, Irlanda, Polonia, Letonia, por edhe nga Gjermania, Franca e Britania. Ndërsa janë mbi 1000 gazetarë të akredituar, prëshi 400 bjellorus dhe më shumë se 600 korrensponent nga vendet evropiane. Sa i takon sigurisë nuk do të lejohen fluturime dronësh të pautorizuar, ndërsa 100 qen do të përdoren si pjesë e masave të marra për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre Lojrave Evropiane.