Lorik Cana uron bashkëshorten për ditëlindje: Aspak romantik, por tepër origjinal!

Sport

cana baba
Në kohën kur dedikimet me letra ia kanë lënë vendin rrjeteve sociale, është bërë e zakonshme që të na zërë sheqeri nga urimet shumë të ëmbla, romantike, dhe gati gati perfekte që personazhet e njohur i bëjnë partnerëve të tyre. Por, Lorik Cana, imazhi i Tring, di të jetë i veçantë, dhe këtë e ka treguar edhe në urimin e radhës, në ditëlindjen e bashkëshortës së tij, Monica-s.

lorikuuu

Ish-kapiteni i kombëtares ka postur një selfie të tij dhe partneres së tij të jetës, me mbishkrimin “Po plaket”, shoqëruar edhe me një emoji gjysheje. Sigurisht Loriku nuk është i treguar i hidhur deri në fund, dhe e ka ëmbëlsuar situatën me një tjetër emoji me tortë dhe qirinj. Ndoshta disa nga ne edhe mund të ishin mërzitur me një urim i tillë ditëlindje nga partneri ynë, por Monica me siguri ka qeshur shumë pas atij postimi. Bashkëshortja e Lorikut e ka treguar që ka sens të theksur humori, duke qenë se çifti bëjnë shpesh dedikime “funny” mes njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe kjo i bën ata shumë simpatikë dhe origjinale në sytë tanë.