Lyon-Barcelona: Flasin trajnerët dhe lojtarët!

Sport

trajnere

Bruno Genesio (Trajneri i Lyon)
Barcelona ka lojtarë të jashtëzakonshëm në përbërjen e saj, por besoj se kemi cilësitë e duhura për t’i ndalur të gjithë individët e tyre. Ndaj Manchester City-t luajtëm dy ndeshje shumë të mira, kur arritëm ta vinim në vështirësi kundërshtarin. Barcelona ka një lojë të ngjashme me ta. Ndoshta i vetmi ndryshim mund të jetë fakti që kundërshtarët tanë sot kanë Lionel Messin. Na duhet të jemi të balancuar në fushë. Të organizohemi dhe orientohemi mirë me njëri-tjetrin. Duhet të kemi disiplinën dhe qetësinë e duhur për të bllokuar kundërshtarin e për të shfrytëzuar mundësitë tona. Duhet të ushtrojmë presion të lartë ndaj tyre në momentin që zotërojnë topin. Nëse i lejojmë të luajnë lirisht, atëherë do të kemi shumë probleme. Fekir është kapiteni i skuadrës dhe një aset i rëndësishëm nga ana teknike. Do të jetë e vështirë të luajmë pa të, por do të gjejmë një zgjidhje për ta zëvendësuar si duhet. Në sfida të tilla, përballë kundërshtarëve si Barcelona, lojtarëve si Messi, duhet të tregojmë një maturi të lartë në fushën e lojës. Është e rëndësishme të besojmë tek vetja dhe aftësitë tona, pasi do të luajmë një ndeshje të madhe.

33033

Houssem Aouar (Mesfushor i Lyon)
E kemi përgatitur me shumë kujdes këtë takim. Jemi të vetëdijshëm për sfidën që na pret, por kemi treguar se nuk i trembemi askujt. Do të mbështetemi tek publiku ynë dhe të japim më të mirën tonë. Kemi besim tek skuadra jonë pasi kemi shumë kualitete. I kam ëndërruar takime të tilla dhe kjo është padyshim ndeshje më e madhe e karrierës simë deri më tani. Nabil Fekir do të na mungojë, por kemi shumë lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë si duhet. Përballë Barcelonës, nuk mund të varemi vetëm tek 1 apo 2 lojtarë. Të gjithë duhet të jenë të përqëndruar e të japim maksimumin. Nëse duam të marrim rezultat, mund ta bëjmë vetëm si skuadër.

35462
Ernesto Valverde (Trajneri i Barcelonës)
Kemi pritur një kohë të gjatë për këtë ndeshje dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv. Lyon-i është një skuadër e madhe dhe kanë patur një ecuri mbresëlënëse në këtë kompeticion gjatë këtij viti. Më pëlqen mënyra se si ushtrojnë presing dhe si i vënë kundërshtarët e tyre në vështirësi. Kjo kërkon përgatitje të fortë fizike e teknike, ndërsa kanë lojtarë të zotë edhe aspektin individual. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Për të marrë rezultatin që do, ndonjëherë të duhet të rrezikosh. Në do të zbresim në fushë me qëllimin për të shënuar e për të arritur tek fitorja. Vitin e kaluar, njerëzit thonin se Roma ishte kundërshtari më i dobët më të cilin mund të përballeshim, por të gjithë e dimë si shkuan gjërat. Nuk duhet të humbasim përqëndrimin. Duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë dhe të mendojmë edhe për sfidën e ardhshme. Kemi si detyrë të limitojmë gabimet dhe të kontrollojmë topin. Nëse nuk luajmë në lojën tonë, do ta kemi shumë të vështirë përballë kundërsulmeve të tyre.

868114126.jpg.0

Sergio Busquets (Mesfushor i Barcelonës)
Mendoj se do të përballemi me Lyon-in më të fortë të këtij sezoni. Ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe do të japim maksimumin e tyre për të marrë një rezultat pozitiv, ndaj duhet të jemi të përqëndruar për të mos i nënvlersuar në asnjë moment. Në fazën e grupeve nuk humbën asnjë ndeshje dhe kjo nuk është një rastësi. Ata janë mjaft të rrezikshëm në kundërsulme pasi kanë lojtarë të shpejtë në sulm. Gjithësesi jemi të përgatitur për të trajtuar si duhet çdo situatë në të cilën mund të gjendemi. I kemi ndjekur me kujdes çfarë kanë bërë në sfidat kundër Manchester City-t dhe PSG. Jemi përpjekur të mësojmë sa më shumë rreth lojës së tyre, në mënyrë që të shmangim çdo të papritur.

1019381562.jpg.0
Ousmane Dembele (Sulmues i Barcelonës)
Kemi luajtur shumë mirë gjatë fazës në grupe dhe ajo çfarë na duhet është vazhdimësia. Tani i kam lënë pas dëmtimet dhe jam kthyer të jap më të mirën për skuadrën time. Kemi të gjitha cilësitë për të mposhtur çdo kundërshtar. Dua të jem vendimtar për skuadrën dhe të shënoj sa më shumë. Por jam i gatshëm të jap kontributin tim në çdo mënyrë të mundshme. Lyon-i është një skuadër shumë e fortë. Jo më kot ata kanë arritur deri në këtë fazë. Gjatë këtij sezoni kanë mundur skuadra si Manchester City dhe PSG, ndaj duhet të tregojmë kujdes, pasi mund të na godasin edhe atëherë kur ne e presim më pak.

1097271606.jpg.0