Maldini prezantohet tek Milan

Sport

maldini milan
Rikthimi i Maldinit pranë klubit të tij të zemrës ka entuziasmuar të gjithë tifozët e Milanit. Në prezantimin e tij, i shoqëruar edhe nga Leonardo dhe Scaroni, legjenda kuqezi nuk e fshehu se e kishte kërkuar këtë gjë prej kohësh. “Nuk është e vërtetë që kam thënë gjithmonë jo. Me Barbara Berlusconi kishim rënë dakort por më pas nuk u realizua, ndërsa me presidencën kineze kishte disa gjëra që nuk më pëlqenin e nuk arritem te gjenim nje rol te pershtatshem per mua..”
Maldini u ka qëndruar fjalëve të thëna më parë nga Leonardo edhe për trajnerin Gattuso, që sipas tij meriton besim të plotë për atë çfarë ka bërë deri më tani.
Ai ka shpjeguar gjatë konferencës për shtyp edhe rolin e tij në klub, ku do të punojë së bashku me Leonardon. “Do të ndaj me Leonardon të gjithe pjesën sportive të klubit duke filluar nga të rinjtë te ekipi i pare. Do të punojmë në merkato dhe te stafi drejtues. E njoh shumë mirë punën time dhe kemi një presidencë që na mbështet.”
Sa i përket merkatos së kësaj vere, Maldini pranon se skuadra ka marrë një sulmues të fortë si Higuain por shtoi se është më shumë kurioz për Caldara, i cili sipas tij, së bashku me Romagnolin do të jenë e ardhmja e kombëtares italiane.
Sa i përket tifozëve, duket se përplasja para 9 vitesh me ultrasit e Milanit, ditën kur ai u tërhoq, ka lënë shenjë tek Paolo, që gjithësesi e ka ndjerë dashurinë e tifozëve dhe pranoi se nuk mund të kishte skuadër tjetër për të.