Man United, De Gea do të bëhet portieri më i paguar në botë

Sport

david
Pavarësisht performancës së dobët në sfidën që Spanja barazoi 3-3 me Portugalinë, David De Gea duket se gjatë kësaj vere do të bëhet portieri më i paguar në botë.
Manchester United pati nisur negociatat e rinovimit me portierin spanjoll që në muajt e parë të 2018-ës dhe palët duket të kenë gjetur një akord siç raporton gazeta spanjolle “Marca”.Trajneri Jose Mourinho ka besim të plotë tek aftësitë e De Geas dhe “djajtë e kuq” kërkojnë të ruhen edhe nga tentativat e vazhdueshme të Florentino Perez për ta marrë portierin tek Real Madrid.

de gea
De Geas mendohet se i është ofruar një kontratë e re 5-vjeçare, nga ku ai do të përfitojë 21 milion euro në sezon.
Shifra që do ta bënin padyshim 27-vjeçarin portierin më të paguar momentalisht në botë, post që akutalisht e mban Manuel Neuer tek Bayern Munchen, i cili paguhet 15 milionë euro në sezon. De Gea ka zhvilluar përgjatë sezonit që lamë pas 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Manchester United, ku është titullar i padiskutueshëm.
Edhe tek Spanja, ai ka mbështetjen e plotë të trajnerit Hierro, që pavarësisht gabimeve në ndeshjen ndaj Spanjës, e ka konfirmuar si titullar në ndeshjen ndaj Iranit.