Manchester City bën gati rinovimin me Sterling!

Sport

sterlig23

E ardhmja e Raheem Sterling duket se do të mbetet tek Manchester City. Shtatshkurtri i “citizens” ka shkelqyer këtë sezon, pasi numëron 20 gola dhe 11 asiste në 37 ndeshje të luajtura.  23-vjeçari nën drejtimin e Pep Guardiolës, ka shfaqur më të mirën e tij, ndaj edhe vetë dëshira e lojtarit është që të qëndrojë për një kohë të gjatë në Manchester.
Aktualisht, Sterling ka edhe 2 vite të tjera kontratë me “citizens”, por duke parë lëvizjet e fundit të merkatos me çmime marramendëse, drejtuesit e Manchester City kërkojnë që të rrisin klauzolën e largimit të Sterling.

sterlig

Lojtarit do t’i ofrohet një pagë më e lartë se ajo aktualja, që llogaritet të jetë rreth 205 mijë euro në javë. Ndërsa sa i përket kohëzgjatjes, drejtuesit kërkojnë firmën e lojtarit për 5 vite të tjera. Me aq sa konfirmojnë mediat angleze dhe duke parë vullnetin e të dyja palëve, rinovimi mund të vijë përpara startit të botërorit në Rusi.
Sterling është pjesë e Manchester City që nga vera e vitit 2015, ku transferua nga Liverpool për 62.5 milionë euro. Ndërsa vlera aktuale e tij, mendohet të kalojë shifrën e 100 milionë eurove.