Manchester United, ja cilët mund të zëvendësojnë Mourinhon

Sport

mrhh
Jose Mourinho po kalon një periudhë vërtët të vështirë nën drejtimin e Manchester United. Trajneri portugez nuk gëzon simpati të madhe në shkallët e “Old Trafford”, ndërkohë që problemet me lojtarët si në rastet e Anthony Martial apo Paul Pogba, vetëm sa e përkeqësojnë situatën. E nëse këtyre i shtohen edhe rezultatet negative, si ajo humbje me Brighton 3-2, atëherë “Special One” nuk do të jetë më aq special tek “djajtë e kuq”. Kështu në Angli po flitet për zëvendësuesin e mundshëm të Mourinhos në stolin e United, në rast largimi të portugezit. Zinedine Zidane mbetet gjithnjë emri më i dëshiruar për 20 herë kampionët e Anglisë. Që pas braktisjes së detyrës si trajner i Real Madrid, “Zizou” aludohet të jetë në kontakte me drejtuesit të Manchester United.

zzzzzzzzzzz

Në rast se kjo pistë nuk realizohet, në skenë shfaqet emri i Gareth Southgate. 47-vjeçari udhëhoqi kombëtaren angleze deri në gjysmëfinalet e botërorit, duke fituar edhe simpatinë e shumë tifozëve. Ndërsa një alternativë akoma më e arritshme është ajo e Laurent Blanc. Që nga 2016-a, ish-mbrojtësi i Manchester United është pa kontratë, çfarë do të thoshte një afrim pa shumë kosto për drejtuesit e skuadrës angleze. Ndërsa në radhë mbeten edhe emra si Marcelino apo Antonio Conte, që u nda mes polemikave nga Chelsea. Kështu presioni më i madh qëndron mbi Mourinhon, që duhet të ndryshojë krejtësisht fytyrën e këtij Manchester United, pasi drejtuesit duket se janë gati ta zëvendësojnë pavarësisht çdo kostoje.