Roma mund të humbasë Strootman, Marseille ka gati ofertën

Sport

kevin str
Kevin Strootman është pranë një largimi nga Roma. Pavarësisht dëshirës për qëndrimin e lojtarit në Romë, duket se skuadra e Marseille nuk ka ndërmend të heq dorë nga përpjekjet për të afruar në skuadër holandezin.  Sipas “Gazzeta dello Sport”, francezët do dërgojnë në zyrat e Pallotas një ofertë prej 33 milionë eurosh, që mendohet te jetë e kënaqshme për presidentin e verdhekuqve. E përditëshmja italiane zbulon se brenda 2 ditësh, kjo tratativë do të mbyllet, e mundësitë që Strootman të mbetet në Serie A janë të vogla.

kevinnnn

28-vjeçari në fakt nuk ka dëshirë të largohet nga kryeqyteti italian, pasi është mjaft i lumtur aty dhe e ndjen veten te lidhur me ngjyrat e Romës, por për të bindur holandezin të ndryshojë ambient, Marseille do të përdorë termat financiarë. Një rritje të pagës prej 3.2 milionë eurosh që merr te Roma dhe këmbëngulja e trajnerit të Marseille, Rudi Garcia, me të cilin Strootman ka punuar edhe më parë, po e shtyjnë gjithnjë e më shumë lojtarin të kalojë në “Velodrome”. Kevin Strootman u bë pjesë e Romës në verën e vitit 2013, kur u transferua nga PSV Eindhonven për 17 milionë euro. Që atëherë, 28-vjeçari numëron 131 ndeshje me verdhekuqtë, ku ka realizuar 13 gola e shërbyer 20 asiste.