Barcelona fiton me vështirësi, ish-lojtari i akademisë i shënon 3 gola

Sport

Barcelona kualifikohet me shumë vështirësi në raundin e 1/8-tave të Kupës së Mbretit. Në 1/16-tat, katalanasit vizituan në transfertë modestët e Intercity, që militon në Kategorinë e 3-të të futbollit spanjoll.

Ekipi I drejtuar nga Xavi Hernandez vuajti jo pak për të siguruar biletën në raundin tjetër të kompeticionit, e ndoshta nuk do ta kishte imagjinuar që për të marrë fitoren, duhet të luante edhe shtesën prej 30 minutash.

Koha e rregullt përfundoi në shifrat 3-3. Sa herë që Barcelona kalonte në avantazh, me anë të Araujos, Dembele, dhe Raphinha, Intercity arrinte të barazonte rezultatin. Mjaft interesant është fakti se të 3 golat e skuadrës valenciane u shënuan nga I njëjti autor, Oriol Soldevila. Madje, ironia më e madhe në këtë rast është se lojtari në fjalë është një product I dalë pikërisht nga akadamia e klubit katalanas, por që në “Camp Nou” nuk I kanë besuar aftësive të tij për ta bërë pjesë e skuadrës së parë.

Soldevila është lojtari I parë që nga viti 2021 që shënon një 3 golësh ndaj Barcelonës. Padyshim që kjo mund të konsiderohet një mbrëmje historike për djaloshin 21 vjeçar.

Sidoqoftë, pavarësisht telasheve, Barcelona arriti ta zgjidhte situatën në shtesë. Në minutën e 103, ishte Ansu Fati ai që shënoi golin e kualifikimit për ekipin e drejtuar nga Xavi Hernandez, që në fund, fitoi me rezultatin 4-3, duke siguruar në këtë mënyrë, biletën drejt raundit të 1/8-tave të Kupës së Mbretit.