Urimi i Granitit për të ëmën do na dukej shumë i veçantë, nëse nuk do ishte i përsëritur!

Sport

xhaka xhaka

Pak minuta më parë, Granit Xhaka ka postuar një foto në Instagram për t’i uruar ditëlindjen nënës së tij. Bashkëngjitur fotos, është edhe një poezi e ndjerë.

granit urim
“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam, kjo botë çfarë vlere mund të ketë? Për dhimbjen ma të vogël, emrin tënd e thirri. Por, edhe ty të jam lajme kur jam më së miri. Të flas për ty, s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote…Se dashuri pa hile është veç dashuria jote,” ka shkruar Graniti.

 640 0 5bebe5a14f53d

E bukur apo jo? Le të themi, që duke e rilexuar pas dy vitesh, të njejtën poezi, të njejtin urim… nuk na jep më efekt si herën e parë.Kujtojmë që këtë poezi, Graniti e ka shkruajtur edhe në vitin 2016, për të bërë të njejtin urim. Ndërkohë, Taulanti këtë vit ka vendosur të jetë më origjinal dhe të urojë nëpërmjet fjalëve të dala nga zemra, pa iu referuar ndonjë poezie.

taulant urim