Zyrtarizohet Cody Gakpo, tregon arsyen e transferimit tek Liverpool

Sport

Cody Gakpo zyrtarizohet si një lojtar i Liverpool. Fantazisti ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026-të me klubin nga Merseyside, aty ku pritet të kthehet në protagonist nën urdhërat e trajnerit Jurgen Klopp.

Në fakt, nënshkrimi me The Reds erdhi si një rrufe në qiell të hapur, pasi në mediat britanike raportohej se së shpejti, Gakpo do të ishte një lojtar i Manchester United. Mirëpo, brenda një kohe prej 72 orësh, tulipani u bë pjesë e rivalëve historikë të djajve të kuq, Liverpoolit.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur vetë lojtari, i cili është shprehur se një bisedë e gjatë telefonike me bashkëkombasin e tij, Virgil Van Dijk, e bindi atë për të pranuar ofertën e Liverpoolit.

“Kam komunikuar shumë përgjatë ditëve të fundit me Van Dijk. Ai më tha se zgjidhja e duhur për mua do të ishte transferimi në radhët e Liverpool, sepse në këtë mënyrë do të kisha mundësi për t’u rrittur shumë si futbollist. Po ashtu, ai më thë se Liverpool është një klub shumë i madh dhe këtu janë të gjithë si një familje e bashkuar, diçka që mendoj se është shumë e rëndësishme për mua, sepse përshtatet shumë me karakterin tim. Po pres me padurim të luaj në një stadium sie Anfield”, ka cituar ndër të tjera Gakpo.

Gakpo u transferua në radhët e The Reds për rreth 50 mln euro dhe do mbajë veshur fanellën me numrin 18-të. Djaloshi në fjalë, pritet t’i shtojë më tepër fantazi sulmit të skuadrës së Liverpool.