Manchester United merr “shuplakën” e radhës këtë sezon futbollistik

Sport

Manchester United ka marrë “shuplakën” e radhës edicion futbollistik. Djajtë e kuq janë eliminuar nga Carabao Cup, në raundin 1/8-tave të kompeticionit nga skuadra e Neëcastle me rezultatin me 3-0. Më të rëndë këtë humbje e bënë fakti se erdhi në “Old Trafford”, që tashmë është kthyer në një terren mëse të kalueshëm për kundërshtarët.

Manchester United ishte pikërisht skuadra kampione në fuqi e kompeticionit, teksa në sezonin e kaluar, në finale, mposhti pikërisht një ekipin e Neëcastle me shifrat 2-0. Mirëpi të besuarit e Edie Howe kanë nxjerrë mjaftueshëm leksion nga ajo disfatë dhe janë hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për herë të parë që nga sezoni 1962/63, Manchester United ka humbur të paktën 8-të nga 15 ndeshjet e para të sezonit të ri futbollitsik. Por situata është edhe më dramatike se kaq. Për herë tët parë që nga sezoni 1930/31, United ka humbur 5 nga 10 ndeshjet e para të luajtura në shtëpi. Me fjalë të tjera, skuadra e Erik ten Hag është futur në një krizë të thellë, nga e cila nuk po arrin të dalë dot.

Më tej, edhe Arsenali është eliminuar nga Carabao Cup, teksa është mposhtur 3-1 nga Ëest Ham Unied me shifrat 3-1. Ndërkohë, Liverpool dhe Chelsea vijojnë më tej rrugëtimin, falë fitoreve ndaj Bournemouth dhe Blackburn, respektivisht 2-1 dhe 2-0.