Manchester United, Shaw dhe Fellaini drejt largimit

Sport

manch unit
Pas një sezoni me plot luhatje dhe ulje-ngritje, spekulimet kanë zënë vend në radhët e Manchester United-it. Luke Shaw dhe Marouane Fellaini janë dy emrat konkret që pritet të largohen nga Djajtë e Kuq. Sipas lajmeve që raportohen nga Anglia, 22-vjecari Shaw thuhet se është i sfrustruar nga marrëdhënia me Jose Mourinhon dhe për këtë në fund të sezonit do të lërë Old Traffordin në kërkim të një përvoje të re. Asnjëherë i vlerësuar nga portugezi, talenti anglez thuhet se mund të kalojë në Spanjë. Daily Mirror raportoi të martën se Barcelona po konsideron mundësitë për të bërë përpara për ish-talentin e Southamptonit.

fellaini

Kritikat e Mourinhos nuk vlejnë për katalanasit të cilët kanë vendosur ta vlerësojnë vetë me vëzhgues të posaçëm. Shaw u transferua për 37 milionë euro 3 vite më parë, por lëndimet nuk i mundësuan kurrë një prezencë permanente në formacionin e United-it. Tashmë vlera e shërbimeve të tij është përgjysmuar. Afërsisht në të njëjtën situatë shihet edhe Fellaini. 30-vjecari Belg mund të ketë një tjetër destinacion. Monaco në Ligue 1 thuhet se ka vendosur t’i besojë atij për seoznin e ardhshëm. Me kontratën që i përfundon në qershor të këtij viti, Monaco e konsideron shtatlartin një ujdi me leverdi pasi do të kishte kosto zero. Sidoqoftë Fellaini thuhet se po pret mundësi më të mira se Ligue 1, por që deri në këto momente asnjë alternativë nuk është më konkrete se Monacoja.

luke