Mancini: Shaqiri nuk është në formën e duhur

Sport

20150505082557395646
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka treguar arsyet pse mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri nuk po aktivizohet nga fillimi në këto ndeshjet e fundit.

Ai ka thënë se Shaqiri nuk është në formën e tij të duhur fizike.

“Nëse dikush nuk luan, ai nuk është shumë mirë apo nuk e arsyeton vlerën e tij. Xherdani është një lojtar i mirë, por fizikisht nuk është ende në gjendjen e mirë”, ka thënë Mancini njofton “inter-news.it”.

Shaqiri 23-vjeçar në janar të këtij viti u transferua te Interi nga skuadra gjermane, Bayern Muenchen.

Transferimi i Shaqirit nga Bayern Muencheni tek Interi bëri bujë të madhe. Por, së fundi nga ekspertë dhe mediume në Itali, Shaqiri po kritikohet shumë.

Ai me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2019. Në 13 paraqitje në Serie A, Shaqiri ka shënuar vetëm një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.