Marchegiani: Strakosha duhet të jetë arma-plus

Sport

luca
Luca Marchegiani është një nga ata, që ka bërë historinë në portën e Lacios. Aty ku tashmë luan një portier i ri shqiptar, si Thomas Strakosha. Ish-gardiani bardhekaltër ka folur në “Gazzetta Dello Sport” mbi atë që mund të cilësohet si një nga pasardhësit e tij të denjë. Gjithsesi, më shumë sesa ta vlerësojë, Marchegiani ka kërkuar dicka nga Strakosha: “Ai duhet të jetë njeriu plus i Lacios në këtë finale të sezonit. Po, sepse pikërisht roli i portierit është i rëndësishëm dhe mund t’u japë siguri shokëve. Së fundi, Strakosha është kritikuar disi, por nga përvoja di të them se shpesh nuk është e lehtë të jesh portier i një skuadre si Lacio”, është shprehur ish-portieri, që tashmë është në rolin e analistit për SKY.

luca2

Gjithashtu, Marchiegiani ka folur edhe për garën e zonës Champions, që pret Lacion në këto dy javë të fundit të kampionatit italian: “Ndër skuaadrat që janë në garë mendoj se askush nuk ka bërë më mirë se bardhekaltëerit. Duke pasur parasysh edhe se në fillim të sezonit nuk pritej që skuadra e Inzagit të arrinte deri këtu. prandaj mund të them se është ajo që ka bindur më shumë”. Gjithsesi për Marchegianin, është e rëndësishme që Lacio të fitojë këtë fundjavë në transfertë kundër Krotones, për të shkuar më e qetë në përballjen direkte që ka me Interin, ku do të mund të luante për 2 rezultate nga 3.