Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit:

Sport

“Jam i kënaqur nga reagimi që kanë treguar lojtarët e mi gjatë javëve të fundit. Skuadra ka bërë disa paraqitje të mira, por ndonjëherë jemi goditur edhe nga fati, përveç mungesave. Kemi ende shumë punë për të bërë, duke parë që sezoni është i gjatë dhe kemi disa objektiva të rëndësishëm që duhet t’i arrijmë. Pogba nuk mund të na ndihmojë dhe çështja e dëmtimit të tij na ka vënë përpara disa vendimeve të rëndësishme. Nuk mund të them se kur mund të kthehet të luajë me fanellën e Juventusit, apo me atë të Francës. Mungesat na kanë hapur jo pak telashe deri më tani, por është momenti të shohim përpara. Kemi bërë disa përmirësime të ndjeshme në krahasim me javët e para të sezonit, por nuk duhet të ndalemi këtu. Messi ka qenë gjithmonë më i miri në botë. Ky është një vit i rëndësishëm për të, për PSG-në dhe për Kupën e Botës. Të rinjtë që janë aktivizuar deri më tani në radhët tona kanë treguar një dëshirë të madhe për të arritur gjëra të mëdha, por kanë ende punë për të shfaqur si duhet vlerat e tyre. Është normale që nuk mund të besojmë se një i ri, adoleshent që nuk ka përvojë në ndeshjet ndërkombëtare dhe kombëtare me Juventusin, fanella e të cilit ka një peshë të ndryshme nga të tjerët, mund të zgjidhë problemet tona. Megjithatë, është një garanci e madhe për të adhmen dhe mendoj se në këtë drejtim, klubi ka bërë një punë të mirë.”