Juan Cuadrado, mesfushor i Juventusit:

Sport

“Në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mira, por janë disa epiosode që na kanë hapur telashe. Është detyra jonë t’i zgjidhim situata të tilla në favorin tonë dhe për këtë jemi përpjekur të punojmë sa më shumë. Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, por gjërat jo gjithmonë shkojnë ashtu siç i mendojmë. Juventusi është një klub që nuk dorëzohet kurrë dhe që kërkon të japë maksimumin, pavarësisht se çfarë luhet. Ne jemi të vetdijshëm se kemi shumë gjëra që duhet t’i korigjojmë. Nuk ia kemi dalë të marrim rezultatet që kemi dëshiruar, por në futboll gjërat janë të vështira kur nuk shfrytëzon shanset që të paraqiten. Sezoni mbetet ende i gjatë dhe duam që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të hedhim pas këtë moment.”