Bayer Leverkusen ka zgjatur duart drejt titullit kampion, skuadra dhe Xabi Alonso prekin rekorde të ndryshme

Sport

Bayer Leverkusen ka zgjatur duart drejt titullit kampion. Në javën e 24 të kampionatit, aspirinat fituan 2-0 në fushën e Koln, me golat e shënuar nga mbrojtësit e krahut, Frimpong dhe Grimaldo. Leverkuseni tashmë ka shkuar në kuotën e 24 ndeshjeve pa humbje në kampionat, duke barazuar ecuruinë e tyre më të mirë në sezonin 2009/10, atëherë kur drejtoheshin nga Jupp Heynckes. Me këto ritme, ekipi I drejtuar nga Xabi Alonso, përveç titullit, që tashmë ka nisur ta shohë në horizonit, mund të hyjë gjithashtu në historinë e futbollit gjerman, pa pësuar asnjë humbje përgjatë gjithë sezonit.

Më tej, suksesi ndaj Koln, ishte fitorja e 33 e Xabi Alonsos si trajner në ndeshjen e tij të 50 në Bundesligë me Bayer Leverkusen. Më mirë në këtë drejtim, kanë bërë vetëm Hansi Flick dhe Pep Guardiola, me nga 40 dhe 42 fitore në 50 ndeshjet e para në Bundesligë.

Kur deri në përfundim të garës në Gjermani kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, Leverkuseni kryeson me 64 pikë, 10 më tepër sea Bayerni I vendit të dytë, duke qenë se në javën e 24, skuadra bavareze u ndal 2-2 në shtëpinë e Freiburgut.