Merkato, Bayern Munich kërkon transferimin e Paulo Dybala-s

Sport

dybala1234
Bayern Munich mendon të bëjë revolucion në sulm sa i përket sezonit të ardhshëm. Dështimi i radhës në Champions League, e për më tepër eleminimi për të dytën herë radhazi nga Real Madrid nuk është kapërdirë lehtë nga ana e drejtuesve gjermanë, që veç largimeve të senatorëve të skuadrës si Ribery apo Robben, kërkojnë të zëvendësojnë edhe Robert Lewandowski.

dybala
Sulmuesi polak është ndër më të kritikuarit tek bavarezët dhe zërat se ai ka kërkuar prej kohësh largimin nga skuadra, e ka acaruar edhe më tej situatën. Sipas gazetës “Bild”, Bayern ka vendosur të shpenzojë rreth 100 milionë euro gjatë merkatos verore, për të gjetur emrin e duhur që do të udhëheqë skuadrën në sulm. Paulo Dybala thuhet të jetë objektivi kryesor i klubit, pas pëlqehet shumë për karakteristikat që ka. Një avantazh i skuadrës kampione të Gjermanisë janë problemet që argjentinasi ka patur së fundmi me trajnerin Allegri apo dhe me drejtuesit e skaudrës se Juventus. Ndaj një largim i numrit 10 të bardhezinjve drejt Mynihut nuk duket i pamundur.