Merkato, Manchester United arrin akordin me Bruno Fernandes

Sport

Prej kohësh dihet dëshira e Manchester United për të nënshkruar me kapiteni e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes dhe duket se më në fund, kjo dëshirë e ‘djajve të kuq’ për të afruar mesfushorin 25-vjeçar do të realizohet. Sipas asaj që raportojnë mediat portugeze, klubi anglez ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesin dhe agjentin e lojtarit, Miguel Pinho, për të nënshkruar një kontratë që do e mbante lojtarin në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2025, me një pagë prej 6 milionë eurosh në vit. Palët i kanë transmetuar Sportingut dëshirën e lojtarit për t’u transferuar drejt Anglisë dhe tashmë pritet vetëm gjetja e një marrëveshjeje mes klubeve.

Gjatë nëntorit, Bruno Fernandes rinovoi kontratën me ekipi portugez deri në vitin 2023, ku parashikohet edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. Gjithësesi, sipas mediave portugeze, Manchester United do të provojë të gjejë një marrëveshje tjetër me klubin e Sportingut, ku nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së një prej lojtarëve të ‘djajve të kuq’, që mund të jetë jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Bruno Fernandes ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur në ‘Premier League’, teksa Manchester United ka tentuar të marrë lojtarin në ‘Old Trafford’ edhe në janarin apo verën e vitit të kaluar, por pa gjetur një marrëveshje me Sportingun, që vijon të ketë kërkesa të larta për kapitenin e ekipit.