Messi, selfie familjare për ditëlindjen e Antonellas

Sport

175238
Pas penalltisë së humbur dy ditë më parë në “Etihad Stadium” përballë Manchester City-t ja ku vjen një arsye e fortë për ta bërë Lionel Messin ti rikthehet buzëqeshja.

Ylli i Barcelonës ka postuar në Instagram një foto familjare bashkë me djalin Thiago dhe partneren Antonella Roccuzzo për ti uruar kësaj të fundit ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Të duam”, shkruan Messi mbi foto.

Urim për Antonellan ka ardhur edhe nga mikesha e saj e ngushtë, njëkohësisht edhe partnerja e Cesc Fabregas Daniella Semaan.

“Për ditëlindjen e vajzës më të bukur. Sa do të doja të isha aty”, shkruan bukuroshja angleze

175238