Milani shkakton “tërmet” në shtëpinë e Napolit, kuqezinjtë fitojnë 4-0 në stadiumin “Maradona”

Sport

Milani shkakton tërmet në javën e 28-të të Serie A. Kuqezinjtë, fituan 4-0 ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke shkuar përtej çdo imagjinate të mundshme. Të besuarit e trajnerit Stefano Pioli dhuruan spekatkël në të dyja pjesët, duke nisur që nga minuta e 17-të me anë të Rafael Leaos, I cili kaloi fillimisht të tijtë në avantazh.

8 minuta më pas, do të ishte radha e Brahim Diaz për të shkundur sërish rrjetën. Napoli u shokua. Nuk kishte ndodhur që prej Gushtit të 2019-tës, që skuadra e kaltër, të pësonte 2 herë në 25 minutat e para të sfidës. Atëherë ndodhte ndaj Juventusit.

Kur nga rikthimi në fushë, kishin kaluar vetëm 14 minuta, Leao realizoi edhe një herë tjetër, ndërsa në të 67-tën, Saelemaekers shënoi të 4-tin.

Të thuash që kjo ishte humbja më e rëndë e Napolit këtë sezon në Serie  A, është pak. Napoli nuk mposhtej me një diferencë prej 4 golash në një ndeshje të kampionatit, që prej Dhjetorit të 2007-tës, atëherë kur e pësonte 5-1 nga Atalanta.

Sidoqoftë, ekipi I Luçiano Spallettit mbetet I pashqetësuar në garën për titullin kampion. Skuadra e kaltër udhëheq me 71 pikë, 16 më tepër sesa ndjekësi më I afërt, Lazio. Nga ana tjetër, kjo fitore e ka ngjitur Milanin në vendin e 3-të të tabelës në kuotën e 51 pikëve.

Napoli-Milan ishte vetëm përplasja e parë e muajit Prill. Skuadrat në fjalë, do përballen edhe dy herë te tjëra me njëra-tjetrën, në çerekfinale të UEFA Champions League.