“Mendoj se skuadra është gati për këtë ndeshje.”; Giorgos Donis, trajneri i Maccabi Tel Aviv

Sport

“Mendoj se skuadra është gati për këtë ndeshje. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta të kësaj faze, që për më tepër kanë eksperiencën nga sezoni i shkuar. Fizikisht jemi mirë. Kam në dispozcion 16-18 lojtarë, të cilët duan të zbresin në fushë të japin kontributin e tyre. Salzburgu është një skuadër e mbushur me talente dhe që kanë një projekt mjaft interesant. Por pavarësisht asaj që ata bënë në sezonin e kaluar, kemi besimin dhe aftësitë për të kontrolluar lojën dhe për të marrë rezultatin që duam.”