Milojevic dhe Savic këmbëngulin se serbët nuk i frikësohen PSG-ës

Sport

cvrena
Vladan Milojević (Trajner i Crvena Zvezdas): Përballë kemi rivalë të cilët nuk kanë nevojë për shumë fjalë për t’u përshkruar. PSG është një kundërshtar që meriton gjithë respektin e mundshëm të botës së futbollit dhe që së bashku me Liverpoolin është jo vetëm favorite për ta kaluar grupin, por edhe për të diskutuar trofeun. Eshtë një nder i madh për mua dhe lojtarët që ndodhemi sërish në të tilla nivele dhe përballemi me të tillë rivalë. E kemi përgatitur këtë ndeshje duke pasur parasysh pikat tona më të forta. Nuk do t’i kemi frikë, ashtu sikurse s’kemi frikë nga asnjë skuadër. Do të luftojmë fort sikurse kemi bërë ndaj të gjithëve deri më tani. Shembullin e dham me Napolin. Ata nuk na nënvlerësuan, por pavarësisht kësaj e patën të vështirë të shënonin. Çdo skuadër do ta ketë të vështirë ndaj nesh. Besoj fort te ky grup, Crvena Zvezda e meriton të jetë në Champions League. Objektivi ynë është që ta kthejmë këtë skuadër rregullisht këtu. Sa për fansat ajo dihet, kemi mbështetësit më fantastik që mund të ekzistojnë. Ata e dinë mirë si të na karikojnë përpara çdo ndeshje dhe në të tilla si kjo me PSG mungesa e tyre do të ndihet jashtë mase. Do doja shumë që ata të ishin me ne në stadium, pasi në këto nivele na duhet e gjithë ndihma e mundshme.

sp vujadin
Vujadin Savic (Lojtar i Crvena Zvezdas): Jemi këtu për një arsye, sepse luajmë mirë dhe e kemi treguar se sa vlejmë. Do të mundohemi ta tregojmë edhe sot pavarësisht se përballë kemi një nga favoritet për ta fituar trofeun. Mendoj se ne jemi gati, edhe vetë ndihem gati për të tilla sfida. Eshtë gjithmonë nder të luash në nivele të tilla dhe skuadra kaq të mëdha. E vërtetë, nuk kemi shumë përvojë, por në ndeshjen kundër Napolit treguam se mund t’ia dalim të ndeshemi edhe me skuadrat e mëdha. Uroj që të gjithë ne të kemi mundësi për të luajtur në Champions League, sepse është një përvojë e veçantë. Eshtë një mundësi e madhe të luash kundër yjeve të futbollit botëror, por duhet ta theksoj se ne nuk i frikësohemi askujt dhe jemi krenar që mund të përballemi ndaj një skuadre si PSG. Shpresoj të kemi fat dhe të marrim rezultat.