Tuchel dhe Neymar flasin përpara sfidës me Crvena Zvezdan

Sport

tuchel neymar
Thomas Tuchel (Trajneri i PSG): Neymar nuk është në 100%-shin e tij, por është duke u përmirësuar. Ka një qëndrim të mirë ndaj sfidave më të cilat përballet. Ai është vendimtar thuajse në çdo ndeshje dhe jam i lumtur për këtë. Shumë shpejt do të jetë në formën më të mirë dhe kjo është e rëndësishme për skuadrën. Po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Loja jonë gjatë presingut është përmirësuar dhe kjo është ajo çfarë na duhet tani. Kemi filluar të luajmë 20 minutat e para në ritëm shumë të lartë, këtë gjë e aplikuam mirë në ndeshjen ndaj Nice dhe shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe sot. Humbja me Liverpoolin ishte tejet e rëndë për ne, por ishte vetëm ndeshja e parë në grup, prandaj nuk duhet ekzagjeruar me kritikat, ndërsa ne na duhet të ruajmë qetësinë dhe të mbetemi të përqendruar. Deri tani mendoj se kemi reaguar mirë dhe jam tejet i kënaqur me këtë pjesë. Sigurisht do isha edhe më shumë nëse marrim rezultat edhe sot ndaj Crvena Zvezdas.

nintchdbpict000361915405 e1509107095135
Neymar (Sulmues i PSG): Ende nuk jam në 100%-shin tim. Por askush nuk është për momentin, sepse është vetëm fillimi i sezonit. Skuadrat supozohet të jenë në formën më të mirë rreth muajve shkurt apo maj. Dëmtimi im….Kupa e Botës… të gjitha i përkasin së shkuarës. Ishte e vështirë, por tashmë e kam lënë pas. Kam patur shumë presion dhe mërzitje gjatë verës, por ky është futbolli. Vazhdoj të shoh përpara. Sot kam më shumë arsye për të buzëqeshur se sa për t’u trishtuar. Të fitosh Champions League-ën është e vështirë: duhet të tregosh kujdes në çdo detaj, sado të vogël, duhet të jesh i fokusuar në çdo sekondë të çdo ndeshjeje dhe të japësh gjithmonë më të mirën. Kjo është ajo çfarë ne duam. Dëshirojmë të ndërtojmë një Paris Saint Germain të madh dhe t’i surprizojmë të gjithë. Trajneri Tuchel ka sjellë diçka të re në skuadër. Kam vënë re se sa shumë dëshiron të fitojë. E vura re që në bisedën e parë me të. Gjej edhe veten time tek fjalët e tij. Është një trajner i ri që e di se çfarë kërkon. Të punosh me të është një eksperiencë e mrekullueshme.