NBA, Harden dhe Houston nuk ndalen, mundin edhe Minnesotan

Sport

Houston
James Harden vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera, duke provuar çdo ndeshje se ai është kandidati kryesor për të fituar çmimin si MVP i sezonit.
Ylli i Houston Rockets ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj një kundërshtari mjaft të forte si Minnesota Timberwolves, me rezultatin 120-129. Harden ishte shënuesi më i mire i takimit, me 34 pikë, ndërsa shërbeu edhe 12 asiste dhe fitoi 4 duele për topin nën tabelë.
E ndërsa Houston e ka siguruar prej kohësh kualifikimin drejt fazës play-off, Minnesota ka rrëshqitur nga vendi i 3 në të 8, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në fazën finale të sezonit të NBA.
Të pandalshëm janë edhe Portland Trail Blazers, që të udhehequr nga Damien Lillard, mposhtën 122-109 Los Angeles Clippers, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e 13 radhazi.