“Këtë sezon vijmë me më shumë eksperiencë.”; Antonio Conte, trajneri i Inter

Sport

“Këtë sezon vijmë me më shumë eksperiencë. Patëm një rrugëtim të gjatë në ‘Europa League’, nga i cili mësuam shumë gjëra. Mendoj se e gjithë skuadra është më e përgatitur për ndeshje të këtij niveli. Tani mund të mbështetemi edhe tek Vidal, që ka shumë eksperiencë dhe di se si t’i luajë ndeshje të tilla. Nga ky këndvështrim, jemi një skuadër më e mirë se sa në sezonin e kaluar. Është e vështirë të parashikosh se sa larg mund të shkojë Interi në ‘Champions League’. Synimi ynë është të shfaqim një lojë të mirë dhe më pas rezultat do ta tregojnë nëse mund të pretendojmë t’i shkojmë deri në fund kompeticionit. Mendoj se është në dorën tonë. Nëse shpalosim të gjithë potencialin tonë, atëherë do të kemi shanse të mira, ndeshje pas ndeshje.”