Drejtori i Frankfurtit thotë se Jovic mund të kalojë te Reali!

Sport

ovic
Transferimi i Luka Jovicit te Reali i Madridit është diçka që mund të ndodhë. Kështu mendon vetë drejtori sportiv i Eintrachtit të Frankfurtit Fredi Bobic. Jovic prej kohësh përflitet se mund të kalojë te një prej gjigandëve të La Ligas, Barcelona apo Real, por vetë sulmuesi serb dhe drejtuesit e klubit duket se parapëlqejnë madrilenët. 21-vjecari ka shkëlqyer këtë sezon me 25 gola të shënuar dhe huazimi i tij prej dy-sezonesh u kthye në transferim permanent javën që shkoi. Frankfurti ra dakord të paguante 7 milionë euro, para që do të shlyhen më 1 korrik.

1142114693 1206x602

Por planet duket se janë të qarta nga bordi drejtues i klubit gjerman. Ata duan që të përfitojnë shumë më shumë gjatë verës për një rishitje të shërbimeve të Jovicit. Duke folur për kanalin ZDF, drejtori sportiv Bobic u shpreh se mundësitë janë të shumta që 21-vjecari të nënshkruajë për Realin. Bobic u shpreh se ia uronte shumë sulmuesit serb që ta shihte me një klub të tillë pasi sipas tij ai ka potenciale të mëdha. Jovic ka qenë vendimtar këtë sezon me Frankfurtin. Me 17 gola të realizuar në Bundesligë, skuadra shpreson të sigurojë Champions League-ën, çka do të ishte pjesëmarrja e tyre e parë që pas vitit 1960 në të cilin vajtën deri në finale ku u mundën 7-3 nga Realin e Madridit.