Mircea Lucsescu (trajner i Dinamos):

Sport

“Benfica luan një futboll të mirë, në një mënyrë tepër të organizuar me kombinime të mira. Pa harruar që janë edhe në aktivitet e sipër, përderisa kampionati portugez ka filluar prej 3 javësh. Padyshim që kundërshtarët tanë vijnë në një formë mjaft pozitive, me shumë lojtarë cilësor, që për më tepër kanë përvojë të madhe nëpër kompeticione të nivelit të lartë. Ndoshta më i miri prej tyre është Rafa Silva. Nga ana jonë na duhet të shënojmë minimumi 2 gola për të shpresuar që të luajmë kualifikimin deri në fund. Do të shohim se cfarë do të ndodhë. Sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë për ne. Megjithatë do të kërkojmë të shmangim rrethanat jo-futbollistike dhe të përqendrohemi tek ndeshja. Shpresoj që do të shfaqim një lojë të mirë përballë asaj që konsiderohet si skuadra më e mirë në Portugali”.