United i kërkon PSG-ës edhe 3 milionë paundë për Di Marian

Sport

large psg-1429566876 1
Angel Di Maria nuk i shpëton përndjekjes së Louis van Gaal. Holandezi kërkon nga PSG-ja edhe 3 milionë paundë të tjera për argjentinasin. Pagesa esktra është kërkuar pasi sulmuesi 27-vjecar, postoi një foto të tijën me pronarin e klubit francez në Katar.
Të martën, argjentinasi zhvilloi testet mjekësore në Doha, por zyrtarët nga Old Trafford ndërkohë i shtuan kushte të reja marrëveshjes me PSG-ën.
Shtypi britanik raporton se nga Van Gaal është kërkuar tanimë 46 milionë paundë, në një kohë kur me francezët marrëveshja qe arritur me 43 milionë. E gjitha kjo vjen si formë ndëshkimi pasi, sikurse raporton “Daily Mirror”, Di Marias i ishte dhënë leja që vetëm të bisedonte me kampionët e francës dhe jo që ai të fluturonte për në Katar.
Ky është ndëshkimi i radhës nga Louis van Gaal, i cili njihet për disiplinën dhe ashpërsinë e tij me lojtarët. Prej holandezit Di Maria qe gjobitur edhe me dy javë paga, kjo pasi argjentinasi nuk i ishte bashkuar grupit në turin në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, nga Katari, vetë Di Maria duke folur për mediat, është shprehur i lumtur që u largua nga United për t’iu bashkuar PSG-ës.