Juventus në alarm, lëndohet edhe Morata

Sport

juventusit-i-l-euml-ndohet-edhe-morata hd
Lëndimet kaplojnë Juventusin duke kushtëzuar kështu jo vetëm superkupën por edhe merkaton verore. Zonja e Vjetër në prag të superkupës kundër Lazios, është në alarm total, kjo pasi në infermieri përveç Giorgio Chiellinit, Andrea Barzaglit dhe Sami Khedirës, ka përfunduar edhe Alvaro Morata.
Spanjolli la stërvitjen e djeshme pas një lëndimi në pulpë, lëndim që sipas analizave mjekësore do ta lënë atë jashtë fushe, për të paktën një muaj. Kështu Allegri do ta ketë tejet të vështirë sfidën për supërkupën me Lazion, që do të luhet të shtunën e 8 gushtit në Shangai. Por përvec kësaj, duket se lëndimet kanë diktuar edhe merkaton. Juventusi prej disa ditësh ka shfaqur interes për mbrojtësin e Bayern-it të Munich-ut, Mehdi Benatian.
Ndërkohë probleme ka edhe Interi. Serbi Nemanja Vidic ka kryer një operacion kirurgjikal për shkak të shqetësimeve me hernien diskale dhe do të qëndrojë për 4 muaj larg fushës, cka e rikthen Interin në kërkim të një mbrojtësi, edhe pse në radhët e saj tanimë ka shtuar Mirandan dhe Murillon.