Cristiano Ronaldo reklamon të brendshmet, apo trupin e tij! (FOTO)

Sport

grer

Ai mund të jetë futbollisti më i njohur në botë, por Cristiano Ronaldo i ka bërë muskujt e tij po aq të famshëm gjatë viteve të fundit. Tani ylli i Real Madrid po tregon format e tij fizike sërish për sezonin e gjashtë të fushatës e tij të të brendshmeve CR7.

Në fotografitë e reja, ylli tregon trupin e tij të tonifikuar të kompletuar nga muskujt e barkut.

Duke hedhur një vështrim në distancë, futbollisti portugez tregon stilin e tij të preferuar të të brendshmeve të përshkruara si, “të guximshme, ikonë dhe që tërheqin vëmendjen”, nga koleksioni i tij në një larmishmëri ngjyrash dhe dizajnësh. Ndoshta ai ka nevojë për disa leksione modelingu, për të pozuar si perfeksionist, pasi pretendon se është i tillë.

I njohur për dashurin e tij ndaj modës, Cristiano deklaroi së fundmi se është shumë i përfshirë në procesin e dizajnit për gamën e tij të brendshme.

“Mua vërtetë më pëlqen të jem pjesë e procesit të dizajnit dhe të prodhimit. Jam paksa perfeksionist dhe natyrisht dua të jem shumë i përfshirë në të gjitha projektet e mia pasionuese”, tha ai në fillim të këtij viti për “Esquire”.

vddvvddvvddvdvvd

vfdvdvv