Premier League vendos, ja deri kur do të qendrojë pa luajtur!

Sport

Në Angli është marrë vendimi i fundit, pas një takimi midis drejtuesve të Premier Ligës dhe klubeve. Përfundimisht është vendosur që kampionati anglez i futbollit të qëndrojë e pezulluar deri më 30 prill. Të martën, UEFA u ka kërkuar federatave kombëtare që të shtyjnë përfundimin e sezoneve, duke marrë vendim që Kampionati Evropian të luhet në vitin 2021. Ajo që ende nuk dihet, është se çfarë do të ndodh me sezonet nëse kjo gjendje nuk arrin të kalohet brenda një kohe të shkurtër. Gjithsesi, dicka është e sigurt që UEFA e ka bërë të ditur se asnjë skuadre nuk do t’i jepet titulli i kampionit pa përfunduar sezonet, dhe kjo lë mundësinë që Liverpuli të mbetet pa titull, edhe pse është vetëm dy fitore larg tij.
Ndërkohë, në Spanjë, presidenti i La Ligas, Havier Tebas, për “Mundo Deportivo” ka sqaruar planin për vazhdimin e sezonit, që synon ta rifillojë më 16 prill. Plani është që të luhen katër ndeshje brenda 10 ditëve. Në këtë kalendar, i cili do të jetë në përputhje me atë të UEFA-s për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, skuadrave si Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid, natyrisht do t’iu duhet të luajnë më shumë ndeshje. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen ditëve të shtuna, dhe në të njëjtën ditë do të luhen edhe ndeshjet e La Ligës. Skuadrat që janë të angazhuara në Ligën e Kampionëve, si Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid, do të duhet ta luajnë me shumë mundësi të hënën ndeshjen e mbetur. Impenjimet pritet të jenë tepër të afërta, aq sa do të luhet praktikisht çdo 48 orë, kufi ky i përcaktuar nga rregulloret e kampionateve përsa i takon ditëve të pushimit mes ndeshjeve.