F1, shtyhen edhe 2 gara, ndërsa anulohet GP e Monakos pas 65 vjetësh

Sport

Kalendari i Botërorit 2020 të Formula 1 ka pësuar të tjera modifikime. Bëhet fjalë për shtyrjen e GP të Spanjës (3 maj) e Holandës (10 maj) dhe anulimin e GP të Monakos (24 maj). Të të gjitha këto gara ishin parashikuar në kalendar për muajin maj. Rreziqet e lidhura me pandeminë e Covid-19 kanë sjellë këto ndryshime, që pasojnë ato të mëparshmet që ishin shtyrja e garës hapëse të Melburnit më 15 mars, apo anulimi i garës së Kinës dhe spostimi i atyre të Bahreinit e Vietnamit. Për momentin, FIA nuk ka caktuar se kur këto gara mund të përshihen në kalendarin e këtij viti të Formula 1. Por me shumë gjasa, situata e krijuar do të bëjë që garat e F1 të vazhdojnë deri në muajin dhjetor, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani që sezoni është mbyllur në nëntor. Ndërsa gjithcka pritet të nisë vetëm nga 7 qershori në Baku’ të Azerbajxhanit.
Veçanërisht, i bujshëm është anulimi përfundimtar i garës së Monako. Kjo garë është mbajtur gjithmonë pa dështuar asnjëherë që nga viti 1955. ‘Automobile Club de Monaco (ACM)’ tha se pasiguria në lidhje me pjesëmarrjen e ekipeve, nga Franca dhe Italia ka bërë që situata të ndryshojë. E duket se shpresa që kjo garë të zhvillohet më vonë këtë vit. është shuar.

GARAT E SHTYRA APO TE ANULUARA TE F1
15 mars, Australi, Melbourn, E SHTYRE
22 mars, Bahrain, Sakhir, E SHTYRE
05 prill, Vietnam, Hanoi, E SHTYRE
19 prill, Kine, Shanghai, E ANULUAR
03 maj, Holandë, Zandvoort, E SHTYRE
10 maj, Spanjë, Barcelonë, E SHTYRE
24 maj, Monaco, Monaco, E ANULUAR