Si të ushqeheni sipas moshës tuaj? Nga adoleshenca deri në 50 vjeç

Lifestyle

helping your child with an eating disorder move towards recovery

Zakonet e ushqimit ndryshojnë me moshën. Me rritjen në moshë, ne bëhemi më të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimeve dhe mënyrën se si ato ndikojnë në organizimin tonë. Me kalimin e viteve ne duhet të marrim ato vitamina dhe minerale që i përshtaten trupit tonë.
Në adoleshencë, femrat kryesisht janë të prirura drejt dietave për shkak të presionit që ndjejnë për tu dukur sa më mirë. Kjo bën që ushqimi i tyre të mos ketë vlerat e duhura ushqyese. Në këtë moshë, rekomandohet të konsumohen sa më shumë produktet të cilat përmbajnë kalcium dhe magnesium (qumësht, bajame etj), si dhe çdo perim i gjelbër. Të gjitha këto do të sjellin forcim të kockave.
Rreth moshës 20 – 30 vjeç, duhen konsumuar ushqime të cilat janë të pasura me vitamin B, këtu përmendim kërpurdhat, vezët, peshkun etj. Gjithashtu, sipas studiuesve kjo moshë përjeton nivele më të larta stresi se moshat e tjera. Për të reduktuar këtë nivel, rekomandohen ushqime të pasura me magnez si çokollata e zezë, avokadot, fasulet etj.
Në moshën 30 – 40 vjeç, shumica e femrave presin një fëmijë ndaj dieta e tyre duhet të jetë mjaft e pasur me acid folik. Ushqimet të cilat përmbajnë këtë element janë spinaqi, asparagu, fasulet, qitro si dhe fruta të tjera. Në moshën 40 – 50 vjeç, duhen konsumuar sa më shumë ushqime të cilat na rrisin energjitë dhe janë të pasur me antioksidantë si mishi, bifteku, kikirikat etj.