David Neres, lojtari i Benficas:

Sport

“Ashtu sikurse në ndeshjen e parë, edhe sonte presim që niveli i vështirësisë të jetë i shkallës maksimale. Synimi ynë është të zhvillojmë lojën që na karakterizon. Këtë duhet ta bëjmë duke nisur që nga minuta e parë. Ndonëse kemi me vete një rezultat pozitiv, nuk duhet të ndikohemi aspak nga diçka e tillë. Do luajmë për fitore. Këtu po përshtatem mjaft mirë. Të gjithë janë treguar shumë të sjellshëm me mua, përfshirë edhe trajnerin. Objektivi im është të fitoj tituj me Benfican. Si fillim duhet të kualifikohemi në Champions League dhe më pas të shpresojmë për një sezon pozitiv. Çdo ditë e më shumë ndihem mirë. Po arrij të ngjitem në nivelin e duhur fizik, psikologjik dhe taktik”.