Mykola Shaparenko (lojtar i Dinamo K.):

Sport

“Duam të bëjmë një ndeshje sa më të mirë, që të përkojë me nivelin e Champions League. Edhe pse e kemi humbur sfidën e parë 2-0, do të përpiqemi të luajmë deri në fund shanset tona. Do të tregohemi agresivë që nga fillimi i takimit. Mendoj që në ndeshjen e parë bëmë një lojë të mirë. Por nuk arritëm të konkretizojmë të gjithë volumin e krijuar dhe nuk ditëm të përfitojmë nga rastet që na u krijuan. Natyrisht që asgjë nuk ka mbaruar. Prandaj do të luajmë në maksimumin e forcave tona, për të realizuar pse jo, atë që do të ishte një mrekulli. Por në futboll, gjithcka është e mundur”.