Monaco – Dortmund, lexoni deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

monacodo

Leonardo Jardim, trajner i Monacos: Skuadra jonë është mësuar tashmë të luajë në një lloj loje dhe ne s’e ndryshojmë ADN-ën tonë. Mbase për t’u kualifikuar do na duhet të shënojmë. Presim që Dortmundi të jetë edhe më e fortë se në ndeshjen e parë. Kanë Castron dhe Reus-in që u janë rikthyer. Mendjen duhet ta kemi vetëm te kjo ndeshje. Jemi 90 minuta larg arritjes së gjysmë-finaleve, por kundërshtari ynë është gjithashtu në të njëjtën situatë si ne. Duhet ta përballim këtë ndeshje sikurse kemi bërë me ndeshjet e tjera të Champions League-ës.
Radamel Falcao, sulmues i Monacos: Pak njerëz e besonin në fillim të sezonit se skuadra jonë, apo dhe unë në vecanti, do të mund të rikthehesha në këto nivele. Po kjo është për meritë të gjithë grupit. Aktualisht te kjo sfidë kemi pak avantazh, por duhet ta harrojmë ndeshjen e parë. Shpresoj që të jetë një ditë e shënuar.
Thomas Tuchel, trajner i Dortmundit: Kam sjellë këtu një skuadër tejet cilësore. Jemi të aftë të fitojmë pastër me dy gola. Për ta arritur këtë na duhet me patjetër të gjejmë balancën mes mbrojtjes dhe sulmit. Jemi një ekip sulmues dhe do mundohemi të krijojmë sa më shumë raste të mundemi. Karakteristika kryesore e jona janë golat. Ajo që duhet të shmangim është humbja e zotërimit të topit, sikurse bëmë gjatë golit të tretë me Monacon në shtëpi. Do sulmojmë nga minuta e parë e deri te e 90-ta.
Marco Reus, sulmues i Dortmundit: Për mendimin tim përballja mbetet 50-50. Sfida e parë s’ishte shumë favorizuese për ne, por i kemi mundësitë për t’i përmbysur gjërat. Kemi një skuadër të mirë dhe po kështu shanse të mira për t’u kualifikuar. Besoj fort se mund t’ia dalim.