MotoGP, Lorenzo fiton edhe në Katalonjë, lë pas Marquez dhe Rossi

Sport

lorenzo
Jorge Lorenzo duket se ka gjetur formën e tij të mirë dhe ka rrëmbyer në “Çmimin e Madh” të Katalonjës fitoren e dytë radhazi. Spanjolli vetëm tani duket se ia ka dalë mbanë të përshtatet me motorin Ducati, duke marrë rezultate që në fakt prej tij priteshin prej kohësh. Në garën e Katalonjës, Lorenzo la pas vetes kampionin e botës në fuqi, Marc Marquez, i cili në fakt e nisi garën mjaft mirë duke marrë kryesimin. Kryesim të cilin e humbi pas një dueli të fortë me Andrea Iannonen me Suzuki. Në vendin e tretë të podiumit u rendit Valentino Rossi i Yamahas. Veterani italian bëri maksimumin e tij, duke parë mundësitë që i ofronte edhe motori “M1” i tij.

jorg
Ka zhgënjyer totalisht piloti tjetër i Ducatit, Andrea Dovizioso. Italiani ishte në duel me Marquez dhe Lorenzo, por shtyu më shumë së ç’duhej dhe e pa veten të dilte jashtë gare. Sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Marc Marquez vazhdon të udhëheqë renditjen me 115 pikë, i ndjekur nga dy pilotët e Yamahas, Rossi dhe Vinales, përkatësisht me nga 88 dhe 77 pikë.