NBA, LA Lakers pranë transferimit të Kawhi Leonard nga Spurs

Sport

kawhi
Los Angeles Lakers duket e vendosur të kthehet në majat e basketbollit amerikan. Mes zërave se kalifornianët janë pranë nënshkrimit me dy superyje të NBA si LeBron James dhe Paul George, së fundmi në mediat amerikane qarkullon edhe lajmi se Lakers mund të transferojë edhe yllin e San Antonio Spurs, Kawhi Leonard. Leonard thuhet t’i ketë kërkuar drejtuesve të Spurs se kërkon të largohet, dhe qyteti i Los Angeles është zgjedhja e tij për të ardhmen.

spurs
Shkak për këtë largim të Leonard nga teksanët thuhet të jenë marrëdhëniet jo aq të mira me trajnerit Gregg Popovich. Megjithatë, për “MVP”-in e finaleve në 2014-ën nuk pëjashtohet mundësia e kalimit në anën tjetër të Los Angeles, tek Clippers, pasi aludohet se bashkëpunimi mes Leonard dhe James tek Lakers do të ishte disi i vështirë, duke qenë se të dy janë lojtarë që duan të jenë protagonist në skuadrat ku luajnë. Ndërsa një prezencë e mundshme edhe e Paul George, apo e të riut Lonzo Ball, që aktualisht udhëheq Lakers, do t’i hapte akoma më shumë punë drejtorit të kalifornianëve, Magic Johnson.