“Na pret një ndeshje nga e cila kemi shumë pritshmëri.”; Julen Lopetegui, trajneri i Sevilla

Sport

“Kemi ardhur këtu në Gjermani me entuziasmin dhe dëshirën e duhur për të bërë mirë. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona që t’i përmbysim gjërat në favorin tonë. Na pret një ndeshje nga e cila kemi shumë pritshmëri, prandaj duhet jemi të përqëndruar vetëm tek fusha e lojës. Është e vërtetë që kemi patur disa probleme në fazën mbrojtëse dhe në stërvitje kemi punuar për të rregulluar disa gjëra. Ndaj nesh ka kritika për paraqitjet dhe formën e shfaqur së fundmi dhe unë mendoj se një ndeshje e tillë është mundësia më e mirë për të dhënë një përgjigje. Dortmundi është një skuadër e madhe. Nuk është vetëm Haaland. Ai absolutisht që është një ndër më të mirët në botë, por nuk duhet të përqëndrohemi tek individët.”