Napoli, Sarri mund të largohet drejt Chelsea-it, në vend të tij spekulohet Ancelotti

Sport

maurizio
Chelsea mund të vazhdojë të drejtohet nga një italian, edhe nëse Antonio Conte do të mund të largohet në fund të sezonit. Lajmi ka të bëjë me spekulimet e shumta që kanë zënë këtë javë shtypin sportiv ku thuhet se Maurizio Sarri mund të largohet nga Napoli me destinacion pikërisht Londrën. Sportmediaset raportoi se Blutë mund të paguajnë klauzolën prej 8 milionë eurosh që Sarri ka në kontratën me Napolin. 59-vjecari drejton të kaltrit prej vitit 2015-të dhe ka një kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme. Por gjërat kanë qenë vazhdimisht me tensione për sa i përket marrëdhënies me Presidentin De Laurentiis. La Gazzetta Dello Sport shkroi të enjten se klubi i Roman Abramovich duket se po e mendon ndërhyrjen për të marrë në angli napolitanin, ndërsa nga ana tjetër Sarri thuhet se së bashku me stafin e tij, prej disa kohësh kanë nisur të studiojnë anglishten.

sarri12

Përballë këtij raportimi ka dhe raportime optimiste për sa i përket tifozerisë së Napolit, nëse Sarri largohet, në tavolinë spikat një emër i madh për futbollin italian, Carlo Ancelotti. I shkarkuar nga Bayerni, 58-vjecari është i lirë të nënshkruajë për cilindo klub. Vetë Ancelotti qe shprehur më parë se do të donte ta vazhdonte karrierën si trajner klubesh dhe për këtë ai refuzoi edhe postin e kombëtares. Gjithsesi të gjitha këto raportime mbeten në rangun e spekulimeve dhe ky muaj do jetë vendimtar për t’i zbardhur përfundimisht ato.